Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për transformimin e Klinikës së Gjinekologjisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Vitia njoftoi se vlera e investimeve arrin shumën prej rreth 2 milionë e gjysmë eurove, shrkuan Arbresh.info.
“Klinika e Gjinekologjisë pas rinovimit do të ketë: Dhoma të riorganizuara me 2 shtretër, të kompletuara me kushte optimale e të pajisura me tualet brenda. Ambulanca specialistike të rinovuara në tërësi. Sportele të reja e të riorganizuara ku pacientet e kanë qasjen e parë. Sistemin e rregullimit numëror për pritje të pacienteve. Hapësira të reja të pritjes për familjarët e pacienteve. Hyrja e rinovuar dhe instalimi i rampës për karroca.”, shkruan Vitia.
Ndër të tjera, ministri Vitia tha se se klinika i ka 24 mijë metra katror ku japin shërbime 286 vetë staf mjekësor dhe mbështetës.
“Në të jepen shërbime të natyrës specialistike gjinekologjike e obstetrike. Për çdo muaj në klinikë kryhen mesatarisht 1000 lindje. Vijojmë transformimin klinikë për klinikë. Shëndetësi publike për vajzat dhe gratë”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...