Ndalimi për të hyrë në qendër të Fierit për shkak se aty po organizohet një koncert e ka nxitur një qytetar që të ketë konflikt me policinë e Shqipërisë këtë mbrëmje.
Shtetasi nga Levani, emri i të cilit ende nuk dihet, ka pasru një përleshje me një polic të shtetit shqiptar.
Ky i fundit, i identifikuar me inicialet Sh.J. ka nxjerrë armën dhe ka plagosur të riun në këmbë.
I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën është djali i një polici tjetër në qytet.
Ende nuk dihet nëse ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa për ngjarjen kanë nisur hetimet nga Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore, që ka shoqëruar autorin. /tch/
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...