Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati bën thirrje që në këtë kohë festash të blihet sa më shumë prodhime vendore, shkruan Arbresh.info.
“Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve. Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë.”, ka shkruar Murati.
“Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani.”, shtoi ai.
Sipas tij, me blerjen e sa më shumë produkteve vendore, rritet punësimi dhe ekonomia.
“Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën