Guvernatori Ahmet Ismaili, ka shpalosur prezantimin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ismaili gjatë këtij prezantimi bëri shpalosjen e shumave te cilat kanë hyrë dhe dalë ne shtetin e Kosovës, shkruan Arbresh.info
Guvernatori bëri të ditur se gjatë këtij viti, BQK-ja ka marrë disa masa për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetin e valutës Euro e cila është valutë zyrtare në shtetin e Kosovës.
Ndërsa tha se janë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, Interpolin si dhe Bankën Qendrore evropiane në mënyrë që të menaxhojnë dhe të luftojnë dukurinë e parave fallso që kanë qarkulluar vitin e fundit.
Ismaili, po ashtu shpalosi planin strategjik të BQK-së për periudhën 2024-2028.
Ky plan përbëhej nga disa pika, Forcimi i Qëndrueshmërisë dhe Stabilitetit Financiar, ngritja e kapaciteteve, përkushtimi i personelit, digjitalizimi dhe modernizimi i proceseve, modernizimi i infrastrukturës së tregut financiar dhe konkurrshneria, avancimi i mbrojtjes së konsumatorit, edukimi financiar dhe përfshirjes financiare, zgjerimi i bashkëpunimit përfshirjes dhe ndikimit ne fushat e përgjegjësisë.
Gjithashtu gjatë prezantimit është ndarë çmimi “Ekonomistii i ri”, ky çmim i takoj Qëndresa Cuci /Arbresh.info/


Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ...
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person