Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah ka ndarë një mesazh emocionues për Krishtlindjet, duke thënë se zemra e tij ishte e rënduar këtë vit për shkak të “luftës brutale”.
Ai bëri thirrje që të mos harrohen ata që po vuajnë dhe tërhoqi vëmendjen për “vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza”.
“Me luftën brutale që po vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht me vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza, këtë vit ne i afrohemi Krishtlindjeve me zemra shumë të rënduara dhe ndajmë dhimbjen e atyre familjeve që janë në pikëllim për humbjen e të dashurve të tyre”, shkroi Salah në platformën X.
“Ju lutemi mos i harroni dhe mos u mësoni me vuajtjet e tyre. Gëzuar Krishtlindjet”./kk
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...