Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka folur pas barazimit 0-0 me Ballkanin duke thënë se ndihen borxhli karshi tifozëve të tyre.
Gjilani mori një pikë të vlefshme në luftën për të siguruar mbijetesën në elitë.
“Si kanë shkuar gjërat, ndoshta nuk do ta kemi si dhuratë këtë pikë, pasi jemi në borxh të madh me tifozët. Janë tifozëria më e mirë në Kosovë. Nuk është tifozëri që ofendon, por mbështet ekipin maksimalisht. Prandaj, jemi borxhli derisa ta dërgojmë në vendin e duhur këtë skuadër”, ka thënë fillimisht Mezani.
Tutje, ai shtoi se kjo pikë e fituar i ndihmon ata që të afrohen më pranë objektivit si dhe tregon që klubi do të përforcohet në janar.
“Na gëzon kjo pikë për të arritur objektivat. Është pikë morali përballë Ballkani. Tani fillon puna më e madhe për ne, pasi jemi të detyruar të bëjmë transferime të duhura në pozita të ndryshme. Do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjet më të mira të duhura”, përfundoi Mezani./telegrafi
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...