Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se është duke ndjekur situatën në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi me rastin e festave të fundvitit shumë turistë dhe emigrantë vijnë në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla falenderon kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët ka komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë.
“Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht. Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset”, ka shkruar ministri Balla./Arbresh.info
Haxhiu pret në një takim kreun e AKI-së, kërkohet vigjilencë
Abdixhiku “shpërthen” pas ndarjes së 100 eurove nga Kurti: B...
Parandalohet tentimi i futjes së drogës në burgun e Dubravës
Aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim me kriptovaluta në ...
MPB publikon detaje dhe inicialet e viktimave në aksidentin ...
Rutte mirëpriti vendosjen e trupave të SHBA në Poloni: Një E...