Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ju bashkua sot nismës “Të rimbjellim Pishporon” e cila do të rivitalizojë zonën pas dëmeve të mëdha që sollën zjarret e kësaj vere.
Ministri Balla në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që do të kontribuojnë në mbjelljen e mijëra pemëve në këtë park natyror.
“Kjo është një zonë e egër, siç e ka bërë dora e Zotit, por ajo që na duhet është një rrjet rrugor. Këto zjarre u shkaktuan nga dora e njeriut. Këtë vit ishin 100 persona të proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme, një pjesë e tyre, 45 janë në arrest me vendim të Gjykatës. Ndaj na duhet të planifikojmë gjithë rrugët, që nëse do na duhet të ndërhyjmë përsëri në raste zjarri, të kenë akses zjarrfikëset. Por edhe të rritim flotën dhe kapacitet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që bënë një punë të madhe së bashku me strukturat e tjera, në rastin e zjarreve”, theksoi ministri Balla.
Duke iu përgjigjur akuzave të lëshuara në kohën kur strukturat përballeshin me flakët, kreu i Ministrisë së Brendshme mohoi çdo zë se zona do të kthehej në kantier ndërtimi
“Pati dhe politikanë të caktuar apo ndonjë media, që thanë atëherë se ‘ja vunë zjarrin vetë se duan të ndërtojnë resort apo çfarë tjetër’, duke lëshuar fantazinë, por ata nuk e kanë për turp”, tha Balla./tvklan.al

Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...