Katër palestinezë u vranë të martën nga një sulm me dronë gjatë një bastisje të ushtrisë izraelite në qytetin Xhenin dhe kampet e tij në Bregun e uzurpuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë dhe agjencia palestineze e lajmeve, WAFA.
Ushtria izraelite konfirmoi se i ka sulmuar me dronë dhe i ka vrarë një numër të paspecifikuar të palestinezëve, për të cilët tha se u panë duke hedhur mjete eksplozive dhe duke shtënë ndaj forcave të saj.
Ajo tha se trupat e saj po vepronin për “të zbuluar mjete shpërthyese të vendosua nën rrugë për t’i sulmuar forcat e sigurisë”.
Ato gjetën armë, municion dhe mjete shpërthyese, e shkatërruan një objekt për ndërtimin e bombave dhe zbuluan tunele, tha ushtria izraelite në një komunikatë.
Ndërkohë, një person u plagos në një sulm në lagjen Al-Siba në qytetin e Xheninit, raportoi WAFA.
Forcat izraelite po i rrethojnë tri spitale në këtë pjesë, sipas saj.
Para këtij sulmi, Ministria e Shëndetësisë raportoi se 275 palestinezë janë vrarë në Bregun e uzurpuar Perëndimor prej se Hamasi – grupi radikal palestinezë i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit./rel/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...