Gjilani ka humbur derbin e qytetit ndaj Dritës, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Pas humbjes në një intervistë, trajneri i Gjilanit Gentjan Mezani, ka komentuar paraqitjen e lojtarëve të tij, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se Gjilani ka bërë një lojtarë të mirë duke qenë në ofensivë dhe duke krijuar raste.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë jemi mbrojtur mirë. Mendoj që kemi pasur mundësi në pjesën e parë për të shënuar. Ishim më ofensivë, krijuam edhe raste. Por ky është futbolli”, tha fillimisht Mezani.
Mezani theksoi se lëndimi i Melos Bajramit e destabilizoi lojën e skuadrës së tij.
“Jemi futur me dëshirën për ta fituar ndeshjen. Deri te momenti i golit ishim stabil prapa. Lëndimi i Melos Bajramit na destabilizoi, mbrojtja ra te goli. Hyri një lojtar me përvojë dhe është dashur të jetë më i kujdesshëm. E kishim rastin e fundit me Kelmendin dhe nuk shënuam. Duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë. Luajtëm ndaj një kundërshtari që ka kualitet”, potencoi Mezani.
Gjithashtu për fund ai tha se skuadra e tij ka nevojë për përforcime dhe se disa lojtarë që ai posedon nuk e meritojnë të jenë pjesë e Gjilanit.
“Skuadra ka nevojë për përforcime. Do të studiojmë mirë pozicionet ku kemi nevojë. Nuk guxojmë të gabojmë në përzgjedhjen e lojtarëve. Disa lojtarë nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit. Këtë ua kam thënë edhe atyre dhe e them edhe publikisht. Në futboll vlen ajo që jep e jo ajo që ke dhënë. Do të marrim lojtarë që ndihmojnë skuadrën”, ka përfundoi Mezani.
Kujtojmë që Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë pas 16 ndeshje të luajtura.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...