Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara vendosi të premten se paditë kundër Donald Trumpit në lidhje me trazirat në Kapitol mund të ngrihen, duke e hedhur poshtë kështu ankesën e ish-presidentit amerikan kundër akuzave ndaj tij për nxitjen e dhunës së 6 janarit 2021.
Gjykata e Apelit në Distriktin Kolumbia i hodhi poshtë pretendimet e Trumpit se imuniteti presidencial e mbron atë nga përgjegjësia në paditë e ngritura nga ligjvënësit demokratikë dhe oficerët e policisë.
Megjithatë, paneli prej tre gjyqtarësh tha se Trumpi mund ta vazhdojë luftën ligjore në përpjekje për të dëshmuar se veprimet e tij ishin ndërmarrë në kapacitetin e tij zyrtar si president.
Trumpi i cili i prin garës për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës – ka thënë ai nuk mund të paditet për trazirat si pasojë e të cilave u plagosën dhjetëra zyrtarë policorë, duke argumentuar se fjalimi i tij gjatë një tubimi para se njerëzit të futeshin stuhishëm në Kapitol dhe të shkaktonin trazira adresoi “çështje me interes publik” dhe se ato ishin në përputhje me imunitetin e plotë presidencial.
Ky vendim u mor në një kohë kur avokatët mbrojtës të Trumpit po argumentojnë se ai është imun, po ashtu, ndaj ndjekjes në një rast penal të cilin e ngriti prokurori special, Jack Smith, ku Trumpi akuzohet se kishte tentuar ta përmbyste jashtëligjshëm disfatën kundër Joe Biden në zgjedhjet e kaluara presidenciale.
Ky rast në Uashington është në mesin e katër rasteve penale me të cilat Trumpi është duke u përballur teksa po tenton të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 2024.
Vendimi i së premtes vë në pah sfidat me të cilat po përballet Trumpi, derisa po tenton t’i bindë gjykatat dhe mbase edhe juritë, se veprimet të cilat i ndërmori para trazirave në Kapitol, ishin pjesë e detyrave të tij zyrtare si president./euronews
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...