Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konfirmuar se ka pranuar nga Bashkimi Evropian zyrtarisht një kopje në gjuhën angleze të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Ai tha se kjo parti do t’i japë komentet lidhur me draft-statutin pasi ta diskutojnë në organet e partisë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i japin komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00″. Pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë.”, njoftoi Xhemaili./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...