Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
“Mund të konfirmoj që dje zyrtarisht e kemi pranuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Halimi.
Ndryshe më 7 nëntor, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pati takuar krerët e partive opozitare në vend.
Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçakun nuk e kanë parë draft-statutin./Arbresh.info
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...