Presidenti palestinez Mahmoud Abbas përshëndeti marrëveshjen e pengjeve të arritur nga Izraeli dhe Hamasi, e cila përfshin një pauzë katër-ditore të armiqësive, por bëri thirrje për një armëpushim të plotë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve palestineze Wafa.
“Presidenti Mahmoud Abbas dhe lidershipi mirëpresin marrëveshjen e armëpushimit humanitar dhe vlerësojnë përpjekjet e Katarit dhe Egjiptit duke rinovuar thirrjen për një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit izraelit kundër popullit palestinez dhe hyrjen e ndihmave humanitare”, thuhet në deklaratë.
Abbas bëri thirrje për një “zbatim më të gjerë të një zgjidhjeje politike të bazuar në legjitimitetin dhe ligjin ndërkombëtar, që çon në fundin e luftës dhe arritjes së lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të popullit palestinez”, tha Al-Sheikh, sipas Wafa./abcnews.al
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira