Lideri i Hamasait Ismail Haniyeh ka bërë të ditur se janë një marrëveshje për lirimin e pengjeve me Izraelin.
Siç raporton BBC, negociatat mes dy palëve janë zhvilluar në Katar, i cili po vepron si ndërmjetës, transmeton Arbresh.info.
Udhëheqësi i Hamasit, kishte thënë se grupi “u kishte dhënë përgjigjen e tij vëllezërve në Katar dhe ndërmjetësve dhe ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi”, sipas agjencive të lajmeve dhe mediave palestineze.
Nuk ka pasur asnjë përditësim nga Izraeli.
Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë amerikan tha të hënën se një marrëveshje për lirimin e pengjeve të marra nga Izraeli gjatë sulmeve të Hamasit muajin e kaluar, në këmbim të pauzave në luftime, është “më afër se kurrë më parë”./Arbresh.info
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...