Vedat Muriqi ka pësuar dëmtim në ndeshjen e Kosovës ndërmjet Izraelit, në kuadër të kampanjës kualifikuese “Euro 2024”.
Drejtori sportiv i Mallorcës, bëri të ditur se sulmuesi do të mungojë katër deri në gjashtë javë.
“Vedati ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e luajtur të dielën me kombëtaren e tij. Ai ka një lëndim të vogël në këmbën e majtë”, ka thënë fillimisht ai për La Pizarra de Quintana.
“Tani është koha për të shikuar gjendjen, të rikuperohet mirë dhe sa më shpejt. Nuk është serioze por në fillim informacionet që morëm nga aty na tregonin për gjurin, kyçin e këmbës…për shumë gjëra”.
“Është konfirmuar se është një lëndim i muskujve që do ta mbajë atë jashtë nga katër deri në gjashtë javë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm për të qenë në gjendje të themi ose të japim informacion për një periudhë rikuperimi sepse disa shkojnë më shpejt dhe të tjerët marrin edhe pak më gjatë”.
“Por, shpresojmë që ai të shërohet mirë dhe sa më shpejt”, ka shtuar më tej Ortells.
Kujtojmë se Muriqi ishte faktori kyç që ndeshja ndërmjet Mallorcës dhe Cadizit u shtye për një date tjetër, vetëm se Vedati erdhi të lunate për Kosovën./Arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...