Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi që dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Rasti ka ndodhur me 4 korrik në Prizren, shkruan Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 13 Nëntor 2023
Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmojnë në arrestimin e personit të dyshuar.
I dyshuari NN , kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë se huajë” që ka ndodhur me 04.07.2023, në Prizren.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 apo sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren.
Te dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./Arbresh.info/
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...