Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, nis sot një vizitë pesë-ditore në Lindjen e Mesme.
Sipas burimeve për mediat e huaja, të cilat citojnë burime nga zyra e tij, ai do të vizitojë Kajron sot, kalimin Rafah nesër dhe kryeqytetin jordanez Aman të enjten.
Turk do të takohet me zyrtarë të ndryshëm për të diskutuar “shkeljet” e të drejtave të njeriut që po ndodhin në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
“Ka qenë një muaj i plotë i masakrës, vuajtjeve të pandërprera, gjakderdhjes, shkatërrimit, zemërimit dhe dëshpërimit,” tha ai në një deklaratë.
“Shkeljet e të drejtave të njeriut janë në themel të këtij përshkallëzimi të luftës dhe të drejtat e njeriut luajnë një rol qendror në gjetjen e një rrugëdaljeje nga kjo vorbull dhimbjeje”, shtoi ai.
Ditët e fundit në shumë vende anembanë botës ka pasur protesta në mbështetje të Palestinës, pasi pretendohet se po goditet popullsia civile.
Kujtojmë se prej disa ditësh, pas sulmeve të Hamas, Izraeli ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në Gaza. Si pasojë e përplasjes, mijëra palestinezë dhe izraelitë kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe./euronews
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës