Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.
Në njoftim për media, bëhet e ditur se kjo konferëencë do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 08:45, në hotelin Venus (në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj).
Në njoftim, thuhet se në panelin kryesues do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallëjtnant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Ralf Peter Hammerstein.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër