Lidhur me mosdekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ky vendim është konfirmim i asaj që ka thënë kryeministri Kurti në Kuvend të Kosovës.
Sipas Krasniqit, Kryeministri kishte thënë se prokurori Blerim Jusufaj nuk do të bëhet Kryeprokuror Shteti.
“Neve, dje, Presidentja na ka konfirmuar atë se çfarë e ka deklaruar kryeministri para disa muajve në Kuvendin e Kosovës, që kurrë sa të jem unë kryeministër ky njeri nuk bëhet kryeprokuror dhe ky është konfirmim”, tha Krasniqi për ‘RTK Prime’.
Ai, mes tjerash, vuri në dukje se kjo është hera e parë që ndodhë në histori të Kosovës dhe shtoi se PDK dje menjëherë pas këtij veprimi, ka mbledhur ekspertët, për t’u shqyrtuar nëse një gjë e tillë duhet të ketë përgjigjeje e adresimit në gjykatën kushtetuese ose jo.
“Unë besoj që një përgjigje të tillë ne do ta japim shumë shpejtë, por ajo që mund të them me bindje është se presidentja tashmë e ka shkelur Kushtetutën”, deklaroi Krasniqi.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën