Ndonëse thjesht një test miqësor, tifozët nuk e lënë asnjëherë vetëm kombëtaren kuqezi, teksa SuperSport mëson se deri pak orë para ndeshjes janë shitur 15 mijë bileta për ndeshjen me Bullgarinë dhe gjasat janë që të kalohet shifra e 17 mijë biletave deri në startin e takimit.
Menjëherë pas fitores me Çekinë, ku kuqezinjtë hodhën një këmbë në Europianin e Gjermanisë, u rrit ndjeshëm interesi edhe për miqësoren ndaj Bullgarisë, aty ku Sylvinho do të ketë mudnësi të shohë në fushë një pjesë të futbollistëve që kanë luajtur më pak gjatë kësaj kohe.
Kjo do të jetë miqësorja e parë e trajnerit Sylvinho në stolin e Shqipërisë, me brazilianin që debutoi në ndeshjen eliminatore ndaj Polonisë në Varshavë, në mars të këtij viti dhe që atëherë ka drejtuar skuadrën në 6 takime eliminatore./ss
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...