Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka zhvilluar takim me Komisionin Parlamentar të Integrimeve Evropiane.
Gjatë këstij takimin, Szunyog I ka bërë thirrje Kuvendit që të fokusohet në pjesëmarrje në të gjitha seancat plenare, duke theksuar se duhet t’i jepet prioritet reformave që kanë të bëjnë me BE-në e që sipas tij, janë për përparimin e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Diskutim produktiv sot me Komisionin Parlamentar të Integrimeve Evropiane. I kam bërë thirrje Kuvendit që të fokusohet në pjesëmarrjen në të gjitha seancat plenare dhe t’i japë prioritet reformave dhe legjislacionit që kanë të bëjnë me BE-në, të cilat janë të favorshme për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Szunyog në X./Arbresh.info/
Productive discussion today with the Parliamentary Committee on European Integration. I called on the Assembly to focus on participation in all plenary sessions & to prioritize EU-related reforms & legislation, which are conducive to #Kosovo‘s progress in its path towards the EU. pic.twitter.com/Osfx2V2ttD
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 16, 2023
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n