Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes email-ave të ndryshëm po shpërndahet një dokumenti të falsifikuar me informacione të ndryshme, që kinse i përket Policisë së Kosovës dhe kinse është lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Me anë të kësaj komunikate, Policia u distancua nga këto email-a duke thënë se përmbajnë dokument të falsifikuar janë shpërndarë logo të PK-së, logo qeveritare, vula të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL-it, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për veprime ligjore, përcjell Arbresh.info.
“Në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur informacione dhe logo të ndryshme, por e ri potencojmë se nuk është dokument zyrtar e as nuk përmban informacione zyrtare, nuk është formati dhe shkrimi zyrtar i PK-së, si dhe nuk është lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar reagon ndaj qarkullimit dhe shpërndarjes nëpër e-maila të ndryshëm të një dokumenti të falsifikuar me informacione të ndryshme, që kinse i përket Policisë së Kosovës dhe kinse është lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe njëherit sqaron se;
Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtarë të lëshuar në emër të PK-së, i cili përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vula të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL-it, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për veprime ligjore, nuk është dokument zyrtar i Policisë së Kosovës, e aq më pak i lëshuara nga drejtori i PK-së, por janë e-maila me dokument të falsifikuar për përdorim me qëllime të caktuara.
Në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur informacione dhe logo të ndryshme, por e ri potencojmë se nuk është dokument zyrtar e as nuk përmban informacione zyrtare, nuk është formati dhe shkrimi zyrtar i PK-së, si dhe nuk është lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mailave/dokumentit të tillë, ka filluar hetimet intensive duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.
Policia e Kosovës, njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranoj ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin