Sot, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Me këtë rast, ministri Vitia tha se vështirësitë dhe pengesat të cilat e kanë karakterizuar këtë projekt të rëndësishëm, janë tejkaluar falë vullnetit dhe angazhimit të të gjithëve duke dëshmuar se mbi të gjitha është i rëndësishëm interesi i qytetarëve.
“Projekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare do të jetë një hapësirë moderne, 4.930m². Vlera e këtij projekti është 2.5 milion euro, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 2 milion e 250 mijë euro, me qëllim që ky projekt jetik për qytetarët e Komunës së Ferizajt të jetë në shërbimin e tyre sa më parë. Shfrytëzoj rastin të falënderoj kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin dhe efikasitetin e treguar me qëllim të ndërtimit të një prej qendrave më moderne të Mjekësisë Familjare në vend”, tha ministri Vitia.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e falënderoi ministrin Vitia dhe tha se: “Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë sigurojmë hapsirë e cila do t’i akomodojë të gjitha nevojat dhe kërkesat në radhë të parë të personelit, e gjitha kjo për ofruar shërbime cilësore për qytetarët”.
Me Qendrën e re Kryesore të Mjekësisë familjare do të shtohen shërbimet për qytetarët si dhe do të fuqizohen kapacitetet e Kujdesit Parësor Shëndetësor./Arbresh.info




LDK shënon 36-vjetorin e themelimit
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...