Të paktën 13 pengje izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Rripin e Gazës janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit, thotë krahu i armatosur i Hamasit.
“Trembëdhjetë të burgosur… përfshirë të huaj”, u vranë në pesë vende të shënjestruara nga avionët luftarakë izraelitë, tha në një deklaratë Brigadat Izzedine al-Qassam.
Hamasi mori robër rreth 150 persona, kur nisi sulmin e tij të befasishëm më 7 tetor. Ata kanë kërcënuar se do të vrasin të gjithë pengjet nëse shtëpitë e civilëve në Gaza do të bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.
Izraeli parlajmëroi banorët e Gazas këtë të premte të zhvendosen nga veriu në jug, pasi në orët në vijim pritet të nis dhe ofensiva ushtarake izraelite.
Janë 1.1 milionë banorë të cilët pritet të zhvendosen, teksa përballen me mungesën e energjisë elektrike, karburantit dhe sasi të kufizuara ushqimesh.
Banorët e Gazës janë fotografuar duke bërë paketimet dhe duke u përpjekur të lëvizin drejt zonave të sigurta.
Nga ana tjetër Hamasi u ka bërë thirrje popullatës civile që t’i injorojnë thirrjet e izraelit dhe të mos zhvendosen në jug./euronews
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK