Policia e rajonit të Prishtinës ka shqiptuar 2803 gjoba, ka konfiskuar 61 patentë shoferë e ka larguar nga qarkullimi 18 motoçikleta nga 1 tetori deri më sot.
Sipas Policisë, këto angazhime do të vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës deri sa të arrihet efekti i dëshiruar, shrkaun Arbresh.info.
“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, në kuadër të aktivitete të planifikuara për qëllim të sigurisë rrugore që nga data 1 tetor deri sot ka shqiptuar 2803 gjoba, ka konfiskuar 61 patentë shofer si dhe ka larguar nga qarkullimi 18 motoçikleta. Angazhimet për sigurinë në trafik (për çdo lloj kundëvajtje), do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.”, thuhet në njoftim.
Këto aktivitete janë në kuadër të planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik./Arbresh.info./
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur