Trajneri i kombëtares së Kosovës Primoz Gliha, ka mbajtur një konferencë për media sot me fillim nga ora 12:00, së bashku me menaxherin e ekipit kombëtar Bajram Shalën.
Gliha tregoi për bisedën që kishte me Edon Zhegrovën në ndeshjen ndaj Rumanisë, ku Kosova e humbi 2-0, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë lojtarët po flisnin, nëntë kartonë të verdhë. Me siguri nuk keni parë shumë ndeshje që jepen nëntë kartonë të verdhë. Muriqi nisi të fliste, Zhegrova nisi të fliste po ashtu dhe kisha frikë se do të ndëshkohej, të gjithë ishin të emocionuar dhe me nerva. E mora më vete dhe i thashë shëno tre gola dhe jepu përgjigje atyre që kontestojnë”, tha Gliha
Kosova të enjten luan ndeshjen në udhëtim ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...