Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore kundër Ukrainës gjatë natës midis 6 dhe 7 tetorit, përderisa ushtria ukrainase raportoi për vazhdimin e përparimit të ngadaltë në kundërofensivën e saj.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në buletinin ditor tha se forcat e tij po bënin përparim të ngadaltë në zonat e Melitopolit në jug dhe në Bahmut në lindje.
Një zëdhënës i forcave lindore ukrainase i tha Radios Evropa e Lirë më 6 tetor se forcat e Kievit kanë marrë “400 metra” territor në zonën e Bahmutit dhe po mbajnë pozicionet e reja kundër sulmeve të ashpra ruse.
“Nuk mund t’iu jap detaje sepse armiku e përdor këtë informacion”, tha zëdhënësi Ilya Yevlash. “Kur të bëjmë përparim më të madh, vetëm atëherë do të mund të flasim më hapur”.
Katër civilë raportohet se janë plagosur në qytetin e Odesës, që gjendet në Detin e Zi. Ata u plagosën gjatë një sulmi me raketë gjatë natës që goditi ndërtesa të banimit. Raketa u lëshua nga rajoni ukrainas i Krimesë, që është nën pushtimin rus, tha ushtria ukrainase.
Alarme për sulme ajrore janë lëshuar gjatë natës në rajonet e Harkivit , Poltavës, Çernihivit dhe Sumit.
Në Rusi, ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes raportoi më 7 tetor se një dron ukrainas është rrëzuar në zonën e Moskës, duke mos raportuar për asnjë dëm.
Kjo ministri tha se ka zmbrapsur një sulm me dron nga Ukraina edhe në Krime, afër qytetit-port të Sevastopolit.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë këto pretendime.
Ukraina rrallë komenton për akuzat ruse lidhur me sulme brenda territorit të Rusisë./rel
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...