Klubi basketbollistik i femrave Bashkimi ka triumfuar ndaj KBF Trepçës me rezultat të thellë 90-53, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Kosovës në kategorinë e femrave.
Vashat e Bashkimit do të luajnë në finale ndaj vashave të Prishtinës, nesër me fillim nga ora 17:00, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj ndeshje Bashkimi ka dominuar në tre çerekët e parë duke fituar me rezultat (30:12, 25:5, 24:17) ndërsa çerekun e fundit Trepça e fitoi me rezultat 19:11 , duke ngushtuar paksa epërsinë.
Koshashënuesja më e mirë në radhët e Bashkimit ishte Sarah Mgbeike që realizoi dyshifror të dyfishtë me 20 pikë e 12 kërcime.
Përveç amerikanes tek Bashkimi u shquan edhe Analyss Banally me 18 pikë, Aulona Muhadri 15 dhe Jeta Zeka shtoi 12 sosh.
Ndërsa për mitrovicaset Marshay Moore shënoi 37 nga 53 pikët e Trepçës.
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...