Punëtori i një poste të shpejtë ka raportuar në polici se një person i dyshuar ia ka grabitur çantën me rreth 1 mijë e 500 deri në 2mijë euro në të.
Policia njofton se viktima së pari është grushtuar nga i dyshuari, e më pas i është grabitur çanta.
“Rr. Konstandini i Madh, Pejë 22.09.2023 – 18:50. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një poste të shpejtë, ka raportuar se një person i dyshuar deri më tani i pa njohur me maske mjekësore, fillimisht e ka grushtuar disa here dhe pastaj ja ka grabitur çantën me rreth 1500-2000 (njëmijë e pesëqind deri në dymijë) €. I dyshuar nga vendi i ngjarjes është larguar në këmbë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, përcjell Arbresh.info.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...