Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Taulant Balla teksa po diskutohej për projektligjin e dhënies së nënshtetësisë tha se nuk do duhet të jetë e nevojshme të testohen për gjuhën shqipe shqiptarët në Kosovë apo në Maqedoninë e veriut, ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.
Sipas Ballës qytetarët nga vendet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut, kanë dije për gjuhën dhe historinë shqiptare, po aq sa shqiptarët në Shqipëri.
“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, ndaj dhe nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo dijet mbi historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.
Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet. Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”, tha Balla./euronews.al/
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...