Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi sot ka dorëzuar projekt buxhetin për vitin 2024, në Kuvendin Komunal.
Kjo është bërë e ditur nga njoftimi i faqes zyrtare të kësaj komune, ku thuhet se deri te ky planifikim ka ardhur me ndihmën e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
Siç thuhet në njoftim për përpilimin e këtij projekti janë marrë parasysh brengat e banorëve të fshatrave të kësaj komune.
“Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka dorëzuar sot projekt buxhetin për vitin 2024 në Kuvendin e Komunës, nga ku tash do të vazhdohet me procedura të tjera ligjore deri tek miratimi nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Pjesë e dëgjimeve buxhetore ishin gratë, të rinjtë, pensionistët, artistët, sportistët, bujqit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”, thuhet tutje. /Arbresh.info/
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi