31 vjeçari Edison Ismaili është arrestuar nga policia pasi rezulton i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe për mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Mësohet se ndalimi i 31 vjeçarit u bë i mundur në vendin e quajtur “Ura e Beshirit” në kryeqytet.
Ai rezulton i dënuar nga gjykata e Pogradecit me 5 vjet e 4 muaj burg për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, pasi në vitin 2019 ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës./abcnews.al
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...