Armenia dhe Azerbajxhani raportuan për viktima pas bombardimeve intensive në kufirin e tyre të përbashkët më 1 shtator.
Ministria armene e Mbrojtjes tha se dy nga ushtarët e saj u vranë dhe një u plagos në një “shkëmbim zjarri intensiv” pranë qytetit Sotk. Ndërkohë, Azerbajxhani akuzoi forcat armene se hapën zjarr në drejtim të tyre, duke thënë se një ushtar i Azerbajxhanit u plagos.
Tensionet midis Bakusë dhe Jerevanit janë përshkallëzuar ndjeshëm muajt e fundit, pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve dhe të shtëna me armë zjarri ndërkufitare.
Incidenti shënon pengesë në procesin e paqes ndërmjet dy ish-republikave sovjetike, të cilat për dekada kanë mosmarrëveshje të ashpra lidhur me rajonin e Nagorno-Karabakut.
Jerevani dhe Baku kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin mbi rajonin, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kryesisht i populluar nga armenë etnikë.
Dy palët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme paqeje, pavarësisht përpjekjeve dhe ndërmjetësimit nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia.
Azerbajxhani akuzoi Armeninë për vendosjen e trupave përgjatë kufijve të paqëndrueshëm të të dyja vendeve në gusht, ndërsa Armenia akuzoi ushtrinë e Azerbajxhanit se hapi zjarr ndaj vëzhguesve të Bashkimit Evropian.
Autoritetet separatiste në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut thanë në qershor se katër ushtarë armenë u vranë nga zjarri i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak./REL/
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...