Policia e Fierit ka vënë në pranga një person dhe proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë për zjarrvënie në disa fshatra. Shtetasi që është arrestuar ndezi një zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij në fshatin Luar por më pas flakët përfshinë dhjetëra rrënjë ullinj në pronësi të një tjetri.
Një tjetër u procedua pasi teksa ndezi zjarr në tokën e tij në fshatin Kreshpan, u dogj edhe një sipërfaqe toke barishte dhe me shkurre. Personi tjetër i proceduar ndezi zjarr në fshatin Grabian të Divjakës, i cili përfshiu gjithashtu një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre./abcnews.al
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...