Një person ka raportuar në polici, se si pasojë e një zjarri janë djegur rreth 40 hektarë djerrina, amullore të shtrira dhe 30 topa me kashtë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në Prizren, përcjell Arbresh.info.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, rasti shkon në procedurë hetimore.
“Tranzit i Vjetër, Prizren 23.08.2023 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 40 hektar kryesisht djerrina, amullore të shtrira dhe 30 (tridhjetë) topa kashtë. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri