Pas largimit nga muzika,ish reperi gjilanas Fero ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Ai ka treguar se gjysmë milioni njerëz, e kishin parë në ‘instastory’.
Edhe kurioziteti i njerëzve është bërë akoma më i madh, edhe ndjekësit e tij kanë kaluar shifrën e 600 mijë ndjekësve.

Dy ditë më parë ai ka njoftuar fansat e tij se përfundimisht është larguar nga muzika duke iu përkushtuar fesë Islame.
Përmes këtij postimi, ai ka njoftuar largimin nga muzika teksa thotë se arsyeja e largimit është se muzika është e ndaluar në fenë islame, të cilën siç tha ai, është duke e studiuar, shkruan Arbresh.info.
“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.”
Tutje, rep artisti ka bërë të ditur se falet 5 herë në ditë dhe se është penduar për tekstet e këngëve që ka shkruar.
Ndërkaq ka edhe një mesazh për fansat e tij.
“Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.”, shkroi ai.
Ndër të tjera Fero bëri thirrje për falje të namazit./Arbresh.info./
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq