Pas pushimeve në Shqipëri, turistë të huaj dhe emigrantë po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
20 209 persona dhe 5 317 automjete dolën këtë fundjavë (18-20 gusht) nga porti më i madh detar në vend.
Të dielën dhe duke u gdhirë e hëna u larguan me pesë tragete nga porti i Durrësit afro 8000 persona.
Për të përballuar fluksin kompanitë lundruese dhe autoritetet kufitare, doganore dhe detare po vazhdojnë punën me kapacitet të plotë për një përpunim të shpejtë në kohë. Për shkak të fluksit në të dyja anët e Adriatikut, në portet italiane të Barit e Ankonës dhe në Durrës, ka pasur edhe lëvizje të orareve të nisjes së trageteve.
Krahasuar me sezonin e një viti më parë, këtë verë lëvizjet e shtetasve të huaj nga Durrësi, porta më e madhe detare në vend, janë shtuar ndjeshëm./tch/
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës