Një zyrtarë policor është goditur me thikë, pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt fizik mes disa personave në Himarë të Shqipërisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së martës pranë kthesës së fshatit Pilur.
Policia njofton se efektivi 28 vjeçar ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Por në momentin që ka ndërhyrë, një 60 vjeçar e ka goditur me thikë dhe për pasojë polici është në gjendje kritike për jetën. Pasi autori e ka goditur është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.
Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./abcneës.al
Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat...
Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur ...
NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani
Finalja e Ligës së Kampionëve/ PSG dhe Arsenal, publikojnë f...
Kosova në qendër të arkitekturës së re të sigurisë në Bordin...
Kosova forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, dy oficerë të FSK-...