Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Genc Fuga, ka pësuar sulm në tru dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Si shkak i kësaj, ai është detyruar të futet në operim urgjent mbrëmjen e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e tij, aktorja e njohur e “Njerëz dhe Fate”, Eni Jani.
Përmes një postimi dashamirës të bërë në rrjetin social Facebook, Jani u ka bërë thirrje për ndihmë të gjithë kolegëve, që me nga një shumë minimale të kontribuojnë në sigurimin e faturës totale, e cila është 19 mijë euro.
“Nuk qenka e lehte por në këto momente e kam domosdoshmeri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në Spitalin Amerikan. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSh nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të pasur mundësinë të kem shumën 19 mijë euro të operacionit. Ndjesë dhe konsideratë…”, ka shkruar aktorja në Facebook.
Krahas statusit, ajo ka bashkangjitur linkun e GoFundMe, ku secili mund të kontribuojë në shërimin e aktorit të njohur./Arbresh.info/
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI