Me 16 mijë e 196 vota, Lulzim Basha u zgjodh për herë të katërt në krye të PD-së, kundrejt 1650 vota që mori kundërshtari i tij Gjergji Hani.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të PD dha shifrat përfundimtare, ku morën pjesë 18 mijë e 52 anëtarë, rreth 705 e atyre që u thirrën në votim.
“Kanë marrë pjesë 18 mijë e 52 anëtarë të PD, pjesëmarrja shkon 70%. Nga 18 mijë e 52 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, të pavlefshme 199. 17 mijë 853 të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16 mijë e 196 vota dhe Hani 1 mijë e 657 vota. Deklarohet fitues Lulzim Basha, i cili shpallet kryetari i Partisë Demokratike.”-deklaroi Jemin Gjana.
Votimi nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në 19:00, ndërsa numërimi zgjati më pak se dy orë.
Procesi ishte i qetë dhe u votua në 71 qendrat e votimit.
Gjithsej ishin 25 mijë anëtarë të thirrur, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD ishin 75 mijë anëtarë demokratë.
Në ato zgjedhje Basha u zgjodh me 41 mijë vota.
Vetëm 8 nga 52 që ka fituar në total PD në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 pranuan të ishin pjesë e këtij procesi zgjedhor.
Mbajtja e këtyre zgjedhjeve ka sjellë një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike zyrtare.
Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mblodhi Këshillin Kombëtar dy net më parë, ku vendosi anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, por ishte grupimi tjetër i Bashës që doli në kundërshti me këtë vendim.
Një ditë më parë grupimi Bardhi çoi në gjykatë çështjen e PD-së, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e Kryesisë dhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës që vijon të jetë kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike.
Nga ana tjetër, Kryesia e PD-së disa ditë më parë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.
Kjo situatë brenda partisë rrit mundësinë e një tjetër përballjeje në gjykatë, në kushtet kur ende Gjykata e Shkallës së Parë nuk është shprehur me një vendim se kujt i përket partia, “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha apo grupit tjetër./tch/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...