Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në kryeministri Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun bashkë me Alban Alilin nga ky Këshill, i shoqëruar nga Këshilltarja Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.
Ai fillimisht e uroi për detyrën e re, përcjell Arbresh.info.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti tha se është interesuar për bashkëpunim të afërt dhe ofroi ndihmën e tij. U shpreh i lumtur që z. Lutfiu i takon një brezi të ri në politikë, duke bartë kështu idealizmin nga një gjeneratë në tjetrën.
Lutfiu falënderoi kryeministrin për mikpritjen në këtë takim dhe për urimin, teksa i dha mbështetjen e plotë kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij.
Në takim, ata folën për shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga Qeveria e Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe për nevojat e të rinjve shqiptarë në këto komuna.
Kryeministri Kurti konfirmoi edhe një herë se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë./Arbresh.info/

Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...
AKB: Kërkesat për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, populizëm i ...
Mediumi sllovak për tifozët e Kosovës: I kanë pushtuar të gj...
Të dyshuarit për vjedhje i gjenden e sekuestrohen uniforma p...