Shërbimi Federal rus i Sigurisë njoftoi të martën se po mbyllte hetimet nën akuzat për rebelim të armatosur, ndaj Yevgeny Prigozhinit, si dhe anëtarëve të grupit të tij ‘Wagner’.
Në një deklaratë që u publikua nga agjencitë ruse të lajmeve, agjencia tha se personat e përfshirë në rebelim, i kishin ndërprenë aktivitetet kriminale.
Rrëzimi i çështjes penale kundër grupit të mercenarëve rusë ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur të shtunën vonë në mbrëmje, e cila i dha fund rebelimit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga presidenti i Bjellorusisë Lukashenko.
Po të martën Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se grupi ‘Wagner’ po përgatitej t’i dorëzonte ushtrisë ruse, pajisjet e rënda ushtarake.
Ndërkohë vendndodhja e kreut të grupit, Yevgeny Prigozhin vazhdon të mbetet e paqartë.
Sipas portaleve që shërbejnë për gjurmimit e fluturimeve, një avion me të cilin dyshohet se ka udhëtuar zoti Prigozhin, ishte ulur sot (e martë) në Bjellorusi.
Zoti Prigozhin ka thënë se do të shkonte në Bjellorusi, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga zoti Lukashenko.
Ndërkohë sot gjatë një fjalimi përpara anëtarëve të ushtrisë, Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, shmangu përmendjen e rebelimit jetëshkurtër që goditi Rusinë në fundjavë.
Zoti Lukashenko foli për kërcënimin që paraqet zgjerimi i NATO-s dhe ajo që ai e quajti një “grumbullim i i pashembullt i trupave të aleancës” pranë kufijve të Bjellorusisë.
“Ne po shohim qartë një valë të re të zgjerimit të NATO-s dhe një grumbullim të paprecedentë të potencialit të anëtarëve të aleancës në rajon, sikurse në afërsi të kufijve tanë”, tha ai.
Zoti Lukashenko, një aleat i ngushtë i Presidentin Putin, ka sunduar Bjellorusinë me dorë të hekurt për 29 vjet, duke mbytur pamëshirshëm disidencën dhe duke u mbështetur tek subvencionet dhe mbështetja politike ruse./voa/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...