Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e ARBK-së për anulimin e vendimit për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
AGK-ja tha se që nga publikimi i këtij vendimi, kanë ngritur shqetësimin për veprimet e MINT-it, dhe se mirëpret faktin që procedurat tashmë kanë përfunduar.
Ndryshe gjatë ditës së sotme, Klan Kosova ka njoftuar se është përmbyllur plotësisht në mënyrë të rregullt dhe ligjore procesi pranë institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Sot, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka lëshuar vendim zyrtar, me të cilin ka njoftuar se përfaqësuesi i autorizuar i Shoqërisë Tregtare Klan Kosova Sh.P.K. ka dorëzuar te ta kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendmin e certifikatës së biznesit”, thuhet në njoftimin e ARBK-së./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur