Papunësia në Shqipëri po vjen në rritje, veçanërisht tek moshat e reja.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të vitit 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë është 10,9 %, duke regjistruar rritje me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,6 % dhe për gratë 11,1 %.
Numri më të lartë të papunëve e shohim tek grupmosha 15-29 vjeç, ku sipas INSTAT, 22,5 % e tyre janë të papunë, shifër kjo 1,8% më e lartë se 3 muajt e fundit të vitit 2022.
Sa I takon grup-moshën 30-64 vjeç shkalla e papunësisë është 7,8 % dhe ka një rritje me 0,2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm .
Në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,7 %.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.
Sipas ekspertëve në këtë periudhë të vitit është ulur me 2,7 % punësimi në sektorin e industrisë, dhe është rritur me 11 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 0,4 % në sektorin e bujqësisë./euronews.al/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...