Pas emocioneve që dhuroi mbrëmë përballja mes Holandës dhe Kroacisë (2-4), Liga e Kombeve sonte vazhdon me gjysmëfinalen e dytë, ku do të përballen Spanja dhe Italia.
Dueli mes spanjollëve dhe italianëve, parashikohet të sjellë një sfidë dramatike jo vetëm për shkak të rivalitetit që ekziston mes këtyre dy kombëtareve, por edhe për objektivin e këtyre dy skuadrave që synojnë t’i shkojnë deri në fund të kësaj gare evropiane.
Skuadra e cila do të triumfojë sonte do të ndeshet të dielën mbrëma me Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve. Kroatët mbrëmë eliminuan Holandën (2-4), duke bërë një superparaqitje.
Ballafaqimi mes Spanjës dhe Italisë fillon në orën 20:45./rtk
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës