Manchester City u mirëprit në shtëpi nga tifozët pasi u kthye në Britani të Madhe nga Stambolli ku fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë.
Skuadra e Pep Guardiolës mundi Interin 1-0 në stadiumin olimpik Ataturk të shtunën për të kompletuar trefishin.

Ata janë vetëm skuadra e dytë angleze që fiton Premier League, FA Cup dhe Champions League në të njëjtin sezon pas Manchester United në 1999.
Mbështetësit u mblodhën në Aeroportin e Manchesterit ndërsa City u rikthye në shtëpi.

Mijëra të tjerë pritet të rreshtohen në rrugët në qendër të qytetit të Mançesterit për një paradë fitoreje të hënën.
Skuadra e Cityt do të udhëtojë me një autobus të hapur nëpër qytet, përpara se të zhvillohet një shfaqje në skenë me Guardiolën dhe lojtarët e tij./Arbresh.info/
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...