Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë presidenca turke në një njoftim për medie, në të cilin thuhet se Erdogan theksoi se dialogu mes palëve është zgjidhja e vetme për vendosjen e paqes në rajon.
“Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.
Presidenca turke u shpreh e gatshme ta ofrojë ndihmën e saj në dialogun Kosovë – Serbi.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se Kurti dhe Vuçiq e kanë uruar Erdoganin për fitoren e së dielës në zgjedhjet presidenciale në Turqi./Arbresh.info
Dyshohet se rrëmbyen një person dhe e malretuan fizikisht, a...
Prishtinë: Arrestohen katër shtetas të huaj, sekuestrohet ar...
New York Knicks e mposht Clevelandin pas vazhdimeve, në fina...
Konfiskohen armë dhe municion në Pejë e Istog, dy persona ar...
Dogana gjen mbi 10 mijë euro te padeklaruara në Jarinje
Kapen gati 3 mijë litra vaj motorik të kontrabanduar nga Ser...