Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se punimet për kyçjen e lagjes “Arbëria” në sistemin e ngrohjes janë duke u finalizuar.
Osmani ka theksuar se gjatë ditës ka përcjellë nga afër punimet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
“E nisëm ditën me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama – në qendrën e qytetit, aty ku po finalizojmë kyçjen e lagjes Arbëria. Jemi gati për sezonin e ardhëm të ngrohjes! Do të vazhdojmë tutje edhe ne objekte të tjera publike me rëndësi të veçantë, brenda kapacitetit aktual termik të cilin e kemi! Termokos, sinonim i Prishtinës së gjelbër”, ka theksuar ai.
Osmani para disa ditësh ka deklaruar se do të përfshijnë edhe dy lagje në sistemin e ngrohjes nga sezoni tjetër. /Arbresh.info/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu