
Decorative Scales of Justice in the Courtroom
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.
Megjithatë, është dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“KONSTATOJË qe akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me fryrnën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin që sapo është publikuar.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...